BallinaLajmeDemarkacioni në ‘rrugë pa krye’

Demarkacioni në ‘rrugë pa krye’

Të ngjajshme

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Florim Isufi, anëtar i Komisionit të ri për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë për se tashmë kanë filluar punën edhe zyrtarisht përderisa javën që vjen do ta rrisin edhe më shumë angazhimin.

Ndërsa në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë i kanë thënë “Zërit” se demarkacioni për ta është punë e kryer, porse do të tregohen të durueshëm dhe do të presin që Kosova ta përfundojë këtë çështje brenda një periudhe të arsyeshme

Komisioni i ri për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i emëruar nga qeveria “Haradinaj”, tashmë ka nisur zyrtarisht punën. Kështu kanë bërë të ditur  pjesëtarët e këtij Komisioni, të cilët kanë thënë se javën që vjen do të ketë angazhim edhe më të madh si në punën e kabinetit, ashtu edhe në terren.

Mirëpo, Ambasada e Malit të Zi, ka ripërsëritur edhe një herë se çështja e demarkacionit tashmë është punë e kryer.

Por pavarësisht kësaj, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që demarkacioni të anashkalohet si kusht për liberalizmin e vizave.

Njohësit e procesit të liberalizimit konsiderojnë se Kosova duhet të fokusohet më tepër te luftimi i krimit dhe i korrupsionit (kushti tjetër për viza) sesa të merret me rinegocimin e Marrëveshjes së Demarkacionit., meqë një gjë e tillë merr shumë kohë dhe zvarrit shumë procesin e liberalizmit të vizave

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz