BallinaLajmeKy është reagimi i Nismës pas goditjes së Milaim Zekës nga Frashër...

Ky është reagimi i Nismës pas goditjes së Milaim Zekës nga Frashër Krasniqi

Të ngjajshme

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Nisma për Kosovën ka reaguar pas rrahjes që ndodhi në studio mes deputetit të kësaj partie, Milaim Zeka dhe deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Nisma e ka dënuar sulmin duke thënë se në këtë mënyrë nuk fitohen debatet e tilla dhe se duhet forca e argumenteve politike.”NISMA për Kosovën dënon ashpër sulmin fizik ndaj Deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Milaim Zeka, sulm ky i cili u krye sot nga deputeti i LVV z. Frashër Krasniqi gjatë një debati në studion televizive të Klan Kosova.

Debatet politike nuk fitohen me sulme të tilla fizike dhe e me grushte, por me forcën e argumenteve politike.
Deputetet e Kuvendit janë të zgjedhur për të shprehur hapur mendimet dhe qëndrimet e tyre dhe poashtu për të debatuar për çështje tjera të ndryshme. Mospajtimet janë pjesë e demokracisë, mirëpo në asnjë mënyrë ato nuk duhet të kalojnë në sulme fizike.

NISMA për Kosovën i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të distancohet nga ky akt i dhunshëm, dhe të vazhdojmë ta ruajmë kulturën e komunikimit edhe në momentet kur nuk pajtohemi” thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz