BallinaBotëRusia propozon forca paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë

Rusia propozon forca paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë

Të ngjajshme

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Sulmoi fizikisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që...

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”...

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, në Ukrainën lindore, ka thënë se propozimi i Rusisë për të dërguar trupa paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në zonën e konfliktit, është një “hap përpara”.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ende ka shumë “pengesa” në planin që e ka propozuar Rusia.

Kurt Volker, i dërguari i posaçëm ka thënë se “ Është shumë interesant që Rusia propozoi një mision të mbrojtjes të OKB-së… është një hap përpara, që të sjellim këtë qështje në diskutim, e poashtu edhe në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë ai.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se qëllimi i një misioni të tillë paqeruajtës në Ukrainën lindore, i propozuar nga Rusia, duhet të nxisë paqen, jo ta thellojë, siç e quajti ai “okupimin rus”.

Poroshenko u shpreh se misioni duhet të patrullojë në të gjithë zonën e konfliktit , duke përfshirë kufirin me Rusinë dhe pjesët e separatistëve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, të cilat sipas Kyiv-it përdoren për të transportuar armë dhe personel ushtarak nga Rusia. /Rel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz