Komuna e Drenasit ka njoftuar se është kërcënuar zyrtari në Drejtorinë e Arsimit, Agim Kastrati.
Komuna thotë se ndjehet e shqetësuar me rastin e fundit kur, “të dielën pasdite është kërcënuar zyrtari në Drejtorinë e Arsimit, Agim Kastrati, nga persona ende të panjohur, të cilët kishin lenë para derës një letër kërcënues ndaj tij dhe familjes së tij”.
“Me rastin është duke u marr Policia e Kosovës të cilët si provë materiale kanë marr incizimet e kamerave të sigurisë në shtëpinë e të kërcënuarit, ku në incizim shihet makina e personit që dyshohet se kishte lenë letrën kërcënuese. Komuna e Drenasit fton organet kompetente që të merren me zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Drenasit.