BallinaLajmeNjë 39 vjeçar nga Skenderaj vdes në aksident në aksin Lezhë-Shkodër

Një 39 vjeçar nga Skenderaj vdes në aksident në aksin Lezhë-Shkodër

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një kosovar  nga Skenderaj i moshës 39 vjeç   ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se gjashtë të tjerë u plagosën. Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë – Shkodër.

“Rreth orës 18:33, është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet: Volkswagen me targë DBF 54 me mjetin AUDI me targë SH 0044E si dhe mjeti Benz me targë AA 627 JH”, Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volkswagen B.F. 39 vjeç, banues në Kosovë, sqaron policia.

Gjithashtu janë lënduar edhe 6 shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
 Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz