BallinaLajmeMuharrem Nitaj: Askush s’po ndahet nga PAN-i

Muharrem Nitaj: Askush s’po ndahet nga PAN-i

Të ngjajshme

Lufta me Iranin: Kaq ka arritur çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Izraeli nis operacione tokësore në jug të Libanit, rriten tensionet në rajon

Israel Defense Forces ka njoftuar fillimin e operacioneve tokësore...

Ky është personi i vrarë në Gjakovë

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në...

Muharrem Nitaj përmes një shkrimi ka reaguar ndaj asaj që u transmetua sot se Nisma do të ndahet nga koalicioni PAN.

Nitaj ka shkruar se eshtë në diskrecionin e partive politike, aleate të koalicionit PAN, nëse do të vazhdojnë me grupe të ndara parlamentare, apo do të vendosin të jenë një grup i vetëm parlamentar.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Muharrem Nitaj

Eshtë në diskrecionin e partive politike, aleate të koalicionit PAN, nëse do të vazhdojnë me grupe të ndara parlamentare, apo do të vendosin të jenë një grup i vetëm parlamentar. Kjo vendoset pas certifikimit të rezultateve. Nuk ka asnjë lidhje nëse grupet parlamentare funskionojnë si të vetme në parlament, me largimin e ndonjë partie nga koalicioni PAN. Po i shoh makineritë propagandistike se si po shpërndajnë rrena për largimin e Nismës nga PAN. Më duhet t’i zhgënjej të gjithë ata, se kjo ska të bëjë fare me largimin nga koalicioni. PAN i ka rezultatin më të mirë, dhe atij i takon ta bëjë qeverinë. “Pritni e mos u ngutni me ba pazare, sepse ka disa rregulla në këtë shtet. Ata që e njohin këtë shtet, duhet t’i respektojnë këto rregulla, jo sepse duan, por sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz