back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Fushatat zgjedhore janë mundu ta njollosin Drenicën dhe Drenasin

Lladrovci: Fushatat zgjedhore janë mundu ta njollosin Drenicën dhe Drenasin

Të ngjajshme

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Jahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që nuk i dinë – më kap dhimbja e kokës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj,...

Kryetari i Drenasit përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj një akuze të Xhavit Drenorit, i cili ju drejtua me shprehjen  Kryetar, ke nisë mu “ç’gardhu”

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Lladrovcit

Drenasi dhe Drenica, ia ka hapur rrugën zhvillimeve historike. Atë histori e kemi trashëguar deri sot, si besim dhe sakrificë ndaj atdheut, ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike.

Fushatat zgjedhore janë munduar ta njollosin edhe Drenicën edhe Drenasin, personalitetet e shquara të historisë tonë të re. Pas kalimit të fushatës, sërish “normalizohet” gjendja dhe ata që njollosin shiten sikur asgjë s’ka ndodhë.

Për keqardhje, madje mjerane janë parullat demagogjike të Vetëvendosjes, të thëna dje në Drenas.

Nuk dua të polemizoj me këtë lëvizje, aq më pak me krerët e saj ngase, qytetari ua ka treguar vendin, në veçanti “drenicasit” që këtu përpiqet të vetmashtrohet për dofarë fitoresh, sepse, në 17 vendvotime mori 0 (zero) vota.

Jo ai, por as Albini e as Drenori i përhumbur e as partitë tjera krejt së bashk, përballë Partisë Demokratike nuk do të kenë sukses as gjasa, sepse fryma e lirisë dhe orientimi ynë euro-atlantik është i pakthyeshëm dhe ne kësaj rruge kurrë nuk i ndahemi, me asnjë çmim.

I rekomandoj Kurtit e sejmenëve të tij, të merren me kiflet në Prishtinë, të mos i degradojnë edhe ato në vetkifle!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz