BallinaShqiptareBasha, bashkë me mbi 70 persona tjerë, përfundojnë në spital pas tubimit...

Basha, bashkë me mbi 70 persona tjerë, përfundojnë në spital pas tubimit elektoral

Të ngjajshme

Vetëverbimi

Në mes te monumenteve që mishërojnë historinë dhe lavdinë...

Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të...

Rreth 76 persona, mes tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit në spital.

Policia e Tiranës njofton se të gjithë kanë qenë me simptoma të ngjashme, kryesisht djegie në sy dhe skuqje lëkure në pjesët e sipërme të trupit. Policia thotë se, pas verifikimeve paraprake, rezulton se të gjithë kanë qenë pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, dje në mbrëmje, në orën 19:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për hapjen e fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit, raporton Tch.

Policia njofton se pasi janë mjekuar, të gjithë shtetasit janë larguar për në banesë, ndërsa vetëm 3 prej tyre, të cilët kanë patur më tepër shqetësime, po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital.

QSUT pritet që të ketë një komunikim për mediat në orët në vijim, ndërsa vendi i mitingut të djeshëm të Partisë Demokratike është rrethuar me shirit. Policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është ngritur grupi hetimor me ekspertë nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe struktura të specializuara të Forcave të Armatosura. Po ashtu, policia thotë se po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përcaktuar shkakun që provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të niste sot turin e takimeve nëpër Shqipëri. Selia Blu njoftoi oraret për takimet në Lushnje dhe Divjakë, por më pas, në një njoftim të dytë u tha se takimet do të zhvillohen, por pa pjesëmarrjen e kryetarit Basha.

QSUT pritet që të ketë një komunikim për mediat në orët në vijim, ndërsa vendi i mitingut të djeshëm të Partisë Demokratike është rrethuar me shirit. Policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është ngritur grupi hetimor me ekspertë nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe struktura të specializuara të Forcave të Armatosura.

Po ashtu, policia thotë se po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përcaktuar shkakun që provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz