back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaJetëPse duhet të hani një kivi në ditë

Pse duhet të hani një kivi në ditë

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Ndonëse një frut që nuk rritet në vendin tonë, kivi është një frut shumë i dashur për ne. Veç shijes ekzotike, ky frut duket se ka shumë për t’i ofruar organizmit tonë.

Nëse nuk e hani ketë frut vetem nga bezdia që mund t’ju japë qërimi i tij, pasi të lexoni më poshtë se sa frut i pasur është kini kujdes mos e hani me gjithe lëkurë.

Kivi parandalon krijimin e qelizave kancerogjene. Fitokimikatet (antioksidantët) që gjenden me shumicë tek kivi, luftojnë radikalet e lira, shkruan living.

Kivi është i pasur me vitamin E, A dhe vitamin C . Këto vitamina ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shikimit etj.

Fibrat janë të pranishme me shumicë në këtë frut duke e shndërruar këtë të fundit në një vakt të mesëm ideal. Jo vetëm që do të ndiheni të ngopur pasi përmban 55 kalori , por do të përshpejtojë procesin e rënies në peshë.

Kivi është një burim i mirë i vitaminës B6, vitamin e cila është shumë e rëndësishme gjatë kohës së shtatzënisë. Parandalon defektet gjate zhvillimit të fetusit, parandalon aneminë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Kivi është një frut shumë i mirë gjithashtu dhe për zemrën, pasi mban nën kontroll presionin e gjakut dhe parandalon krijimin e trombeve.

Nëse keni probleme me jashtëqitjen kivi ju vjen në ndihmë pasi njihet të trajtojë problemet e aparatit tretes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz