back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaJetë4 cilësi që tregojnë se ju jeni gati për t’i zënë vendin...

4 cilësi që tregojnë se ju jeni gati për t’i zënë vendin shefit

Të ngjajshme

KEK e konfirmon se njësia A3 është jashtë funksionit por thonë se nuk mund të mbesim në terr

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se aktualisht...

Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës,...

Merz në Ukrainë: Jam skeptik ndaj disa detajeve që vijnë nga pala amerikane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pati bisedime sot me kryeministrin...

Dogana konfiskon 153 artikuj medicionalë pa banderola në Ferizaj

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kryer kontroll...

Gjithkush prej nesh mund të arrijë një pikë në kur pasi i ngjit të gjitha shkallët e karrierës dhe rritet shumë profesionalisht, niveli i rradhës nuk është tjetër veçse “vëndi i shefit”. Edhe pse nuk është një fenomen shumë i përhapur dhe që ndodh shpesh sidomos në vendet ish-komuniste ku nocionet kryesore të demokracisë duan shumë kohë që të zbatohen vërtet, nuk do të ishte çudi që një ditë edhe ju ta shikonit veten në atë pozicion që jo rrallë herë edhe mund ta keni komentuar edhe për “keq”. Janë të shumta rastet kur punonjësit shprehen se nuk i jepen meritat që i takojnë dhe se vëndi i shefit është vendi i shefit. Por edhe nga ana e tyre shepshherë gabohen sepse të rritesh profesinalisht nuk do të thotë domosdoshmërisht që të kesh aftësi të mira drejtuese. Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e atyre punonjësve që mendojnë se mund të bëhën lidera të ardhshëm, duhet të lexoni me kujdes 4 cilësitë e mëposhtme përpara se të ngrini dorën dhe të pohoni se jeni gati për t’u bërë “shefi i ri”:

  1. Perspektivë pozitive

Nuk ka të bëjë me atë ç’ka i thoni të tjerëve por me mënyrën sesi ia thoni. Nëse një prej cilësive tuaja më të mira është fakti i të qenurit pozitiv dhe nëse është pikërisht kjo ajo që ju dallon nga të tjerët atëherë duhet të bëni kujdes që edhe nëse bëhëni shefi i ardshëm ta ruani këtë cilësi, sepse është pikërisht ky një ndër gabimet më të shpeshta të liderave të rinj. Të bëhesh shef nuk do të thotë domosdoshëmrish të mos jesh pozitiv, por për kundrazi nëse juve ju ka karakterizuar edhe më përpara pozitiviteti, atëherë ju duhet të vazhdoni ta ruani akoma këtë cilësi. Drejtuesit më të mirë dhe më të suksesshëm janë ata që i frymëzojnë për mirë punonjësit e tyre.

  1. Model për të tjerët

Të jesh më i miri nuk do të thotë të përfundosh një fushatë të caktuar me rezultatet më të larta sepse lideri i suksesshëm është ai që është fillimisht një njeri i mirë, ai që është model dhe pikë referimi për stafin e tij, ai që mundohet gjithmonë të përçojë pozitivitet tek punonjësit e tij dhe padyshim ai që nuk gëzon vetëm frytet e një pune të suksesshme por mbi të gjitha ai që merr përsipër përgjegjësitë ne raste dështimi.

  1. Mos krijoni barriera por komunikoni

Puna juaj si lider i skusesshëm do të jetë të mos krijoni barriera por të mundoheni t’i hiqni ato, sepse krijimi i barrierave është një prej gabimeve që bëjnë pjesa më e madhe e liderave që shumë shpejt dështojnë. Krijimi i barrierave të tilla si “UNË JAM SHEFI” dhe “ju punonjësit e mi” shpeshherë i bën punonjësit që të mos japin më të mirën e tyre si pasojë e frikës së dështimit. Nëse doni të behëni shefi i ardhshëm këshillohet që t’i hqini këto ide të gabuara. Bëni sa më shumë takimi me stafin tuaj ku të kuptni edhe problematikat më të vogla që ata mund t’i shqetësojnë ata dhe do ta shikoni që projekti i rradhës do të jetë me siguri i suksesshëm.

  1. Vlerësimi

Nëse ju mendoni që jeni gati për të kalaur në rolin e drejtuesit, atëherë duhet të jeni gati që t’i pranoni meritat e kolegëve tuaj dhe mbi të gjitha t’i vlerësoni ato. Studimet e shumta tregojnë se mirënjohja dhe vlerësimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për punonjësit, dhe mbi të gjitha do t’i motivojë ata për të dhënë më të mirën edhe në projektin e ardhshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz