back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKjo është procedura e aplikimit për punë në Suedi

Kjo është procedura e aplikimit për punë në Suedi

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Edhe pse ka pak shanse që shqiptarët të fitojnë azil në Suedi, mundësia tjetër për të jetuar dhe punuar atje mbetet ajo e aplikimit për punë.

Për të aplikuar për një punë në Suedi duhet të dërgoni një CV dhe një letër motivimi në mënyrë elektronike, kompania më pas do të përzgjedhë aplikantët që do të intervistohen. CV duhet të jetë një deri në dy faqe e gjatë dhe të përfshijë një pasqyrë të përvojës së punës tuaj, studime, arritjet apo çmime, aftësi të veçanta dhe referencat.

Nëse ju aplikoni për një punë në Suedi nga jashtë, intervista juaj e parë mund të bëhet me anë të telefonit ose video-konference (p.sh., Skype), ose mund të ftoheni në vend.

Gjatë intervistës, punëdhënësi duhet t’ju njoftojë se cila do të jetë pjesa tjetër e procesit të rekrutimit. Në varësi të fushës dhe llojin e pozicionit mund të duhen disa intervista ose plotësimi i një testi. Pas intervistës tuaj, punëdhënësi do të lidhet me ju për t’ju vënë në dijeni nëse jeni zgjedhur për këtë punë. Pasi të keni një ofertë pune, hapat e ardhshëm do të varen nga kombësia.

Përgjithësisht qytetarët nga vendet jashtë BE-së kanë nevojë për një leje pune për të punuar në Suedi. Që të kualifikoheni për një letër pune duhet të merrni një ofertë nga një punëdhënës suedez duhet të aplikoni për leje përpara se të hyni në Suedi. Agjencia e Migracionit e merr në konsideratë aplikimin dhe ju informon për vendimin. Më pas dorëzohen të dhënat për vizën dhe lejen e qëndrimit.

Profesionet që kërkohen më shumë dhe për të cilat Agjencia e Migracionit ka dhënë lejet e punësimit janë specialistë, teknikë dhe profesione të lidhura me shërbime, kujdes dhe shitje si dhe profesione menaxheriale etj. Më poshtë gjendet një link që ju vjen në ndihmë nese doni të aplikoni për të jetuar e punuar në Suedi: https://sweden.se/society/coll…

Të Fundit

Sport

ShowBiz