back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeFlasin për mbrojtjen e vlerave të luftës, por shtëpia ku ishte baza...

Flasin për mbrojtjen e vlerave të luftës, por shtëpia ku ishte baza e UÇK-së në Bajgorë drejt shkatërrimit (FOTO)

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Objekti i vjetër i shkollës së fshatit Bajgorë të Mitrovicës, i cili shërbeu edhe si bazë e UÇK-së gjatë peridhës së luftës së fundit në Kosovë.

Është lënë mbas dore tash e 19 vjet.

Gazetari Dibran Istrefi ka shkruar në Facebook se si ky objekt është lënë anash edhe 19 vite pas përfundimit të luftës, i cili i shërbeu si bazë ushtarëve të UÇK-së por edhe refugjatëve për strehim.

Istrefi ka shkruar:

Ky objekt i demoluar tërësisht ka qenë shkolla e fshatit Bajgorë, fshatit më të madh në regjionin e Mitrovicës.

Në kohë lufte ka shërbyer edhe si bazë e UÇK-së, e si qendër strehimi e mijëra refugjatëve, kryesisht nga zona e Llapit.

Gjurmët e lëna nga ish-pjesëtarët e UÇK-së edhe pas 19 vjetësh janë ende në këtë objekt.

E kujtoj atë kohë gushti e shtatori të vitit 1998, kur ushtarëve të UÇK-së iu dërgoja kumbulla, molla e dardha.

Dhoma ku tani shihet akronimi UÇK ka qenë klasa ime, kur vijoja mësimet në klasen e dytë të shkollës fillore.

Tash ky objekt ka ngelur në mëshirën e natyrës!

Thjesht nuk e meriton këtë gjendje.

Image

Image

Image 

Të Fundit

Sport

ShowBiz