BallinaKulturëMKRS-ja themeloi Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

MKRS-ja themeloi Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Të ngjajshme

Portieri 16-vjeçar që u shpall “Man of the Match”, tifozët dyshojnë për moshën e tij

Një fotografi është bërë virale së fundmi në rrjetet...

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të...

Vdes Sheqir Ferizi, pjesëtar i Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sheqir...

Vjehrra rrah nusën në Lipjan, intervenon policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar në...
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar një çmim të veçantë për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.
Çmimin në fjalë mban emrin “Letërsia Shqipe” ndërsa vlera monetare e këtij Çmimi është 10 mijë euro dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.
Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.
Ministri Kujtim Shala e vlerësoi këtë çmim si një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afrimin e mëtejmë të letërsisë shqipe, dhe shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.  
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz