back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePretendimet e Agjencisë Pyjore se Kosova humb 615 hektarë pyje

Pretendimet e Agjencisë Pyjore se Kosova humb 615 hektarë pyje

Të ngjajshme

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

Raporti përfundimtar i Komisionit Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, i publikuar sot nga Qeveria, nxjerr në pah kundërshtimet që ka pasur prej disa anëtarëve të Komisionit.

Ndër ta është edhe Faruk Bojaxhi – anëtar i Komisionit nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Ai e kishte kundërshtuar draft-raportin, duke thënë se rreth 615 hektarë pyje mbesin jashtë territorit të Kosovës.

Në letrën e tij, të cilën ia kishte dërguar Komisionit, thuhet se janë 18 ngastra që janë menaxhuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, e të cilat mbesin në Mal të Zi.

“Duke u mbështetur në dëshmitë dhe argumentet që ju janë kamë ofruar gjatë punës së këtij Komisioni, lidhur me menaxhimin e 18 ngastrave Pyjore, të cilat janë të evidentuara brenda Njësisë Menaxhuese Pyjore Zhljebm, bazuar në Planin Menaxhues Afatgjatë 10 vjeçar për këtë Njësi Menaxhuese, edhe njëherë ju bëj me dije se, këto ngastra me sipërfaqe prej 614.70 ha duhet të ishin pjesë e territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e tij.

Sipas tij, për shkak të dëshmive që nuk i mori parasysh Komisioni, ai e kishte kundërshtuar draft-raportin.

“Andaj duke patur parasysh faktin se sipërfaqet prej 614.70 ha me të cilat kanë menaxhuar institucionet e Kosovës nuk janë marr në konsideratë për shqyrtim të mëtejmë nga Komisioni, dhe këto ngastra Pyjore nuk janë evidentuar brenda kufijve të Kosovës në Draft-Raportin e Komisionit, ju njoftoj se nuk mund të pajtohem me Raportin përfundimtar të dalur si rezultat i punës 1 Mujore të këtij Komisioni”, përfundon letra e tij.

Por, kjo çështje nuk përfundon këtu. Më pas edhe Kryeshefi Ekzekutiv i APK-së, Ahmet Zejnullahu, ia kishte dërguar një letër Komisionit për Matjen e territorit, duke thënë se, edhe pas vitit 1999, Agjencia Pyjore e Kosovës kishte menaxhuar me këto ngastra.

“Prandaj, Agjencia Pyjore e Kosovës ka ofruar të gjitha dokumentet përkatëse që vërtetojnë se kjo Agjenci edhe pas vitit 1999 ka menaxhuar me këto ngastra pyjore, dëshmitë e të cilave i kemi dërguar edhe në raportin e datës 30.01.2017”, thuhet në letrën e Kryeshefit Ekzekutiv, Ahmet Zejnullahu.

Megjithatë, letra që është publikuar në këtë raport, është vështirë e lexueshme, për dallim nga materiali tjetër i raportit të cilin mund ta lexosh pa problem.

D1

 

D2

Të Fundit

Sport

ShowBiz