BallinaLajmeLutfi Haziri tregon qëndrimin e LDK-së rreth ligjit për Ushtrinë

Lutfi Haziri tregon qëndrimin e LDK-së rreth ligjit për Ushtrinë

Të ngjajshme

Spitali i Mitrovicës me njoftim për incidentin në Skenderaj, thotë se dy persona kanë kërkuar trajtim

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë tha...

Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu...

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan...

Real Madridi hap zyrtarisht zgjedhjet, Perez i lë afat kundërshtarëve vetëm nëntë ditë

Real Madridi ka vendosur zyrtarisht të vërë në lëvizje...

Kimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

SKIMS përballet me padi në Kaliforni, ish-punonjësi ngre akuza...

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet projektligjin e proceduar në Kuvend më të cilin FSK transformohet në Ushtri.

Partia e kryeministrit, Isa Mustafa nuk e ndjen vetën të anashkaluar në krejt këtë proces.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, se LDK do ta votoj në mënyre unanime projektligjin për Ushtrinë.

Zyrtari i lartë i LDK-së, pret qe të gjitha partitë politike në Kosovë të votojnë pro rritjes se kapaciteteve të FSK-së.

“Është momenti i duhur dhe koha  fundit kur të gjitha partitë politike dhe Kuvendi të bashkohen për ta fuqizuar FSK-në. Definitivisht LDK do ta mbështes dhe është koha e fundit qe Forcat e Armatosura të Kosovës më i marrë atributet e ushtrisë”, ka thënë Haziri për ‘Indeksonline’.

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit Mustafa dhe sekretarit të LDK-së, Ismet Beqiri se tani për tani Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar për transformimin e FSK-së pa ndryshime kushtetuese, Haziri ka thënë se institucionet e Kosovës janë në koordinim të plotë me shtetet anëtare të NATO-s sa i përket këtij projektligji.

“Unë besoj se kryeministri me kryetarin e Kuvendit dhe presidentin janë autoritete qe koordinojnë edhe me shtetet partnerë dhe shtetet anëtare të NATO-s lidhur me këtë ligj”, ka shtuar ai.

I pyetur, nëse LDK e ndjen vetën të anashkaluar në krejt këtë proces, kryetari i Komunës se Gjilanit ka thënë se kjo nuk qëndron. Ministri i FSK-së, sipas tij, është nga radhët e LDK-së dhe ai thotë se Demolli ka dhënë kontributin e tij dhe ka qenë kritik në krejt këtë proces.

Sot, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka proceduar edhe zyrtarisht kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli projektligjin për transformimin e FSK-së.

Ndërsa, nesër pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë ku do të vendoset se kur do të votohet projektligji në fjalë.

Për miratimin e këtij projektligji nuk nevojiten më shumë se 61 vota.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz