back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeSerbia paralajmëron bisedime për hapësirën ajrore të Kosovës dhe linjën Beograd -Prishtinë

Serbia paralajmëron bisedime për hapësirën ajrore të Kosovës dhe linjën Beograd -Prishtinë

Të ngjajshme

Dhunohet një femër në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit u raportua dje në Gjakovë. I...

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Arrestohet në burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një femër

Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e...

Qeveria e Serbisë e ka krijuar një grup punues që udhëhiqet nga Ministri i Mbrojtjes Zoran Djordjevic që të merret “me normalizimin e trafikut ajror mbi Kosovë” përfshirë rivendosjen e fluturimeve në relacionin Beograd –Prishtinë, kanë njoftuar mediat serbe.

Po ashtu ky grup punuese ka për synim që t’i kthejë radarët në Malin e Kopaonikut për të krijuar “kushtet për trafik të sigurtë” mbi Kosovë.

“themelimi i grupit punues me përfaqësues të institucioneve relevante demonstron gatishmërinë për të vazhduar bisedimet për çështje të rëndësishme dhe përkushtimin për të mbrojtur interesat vitale shtetërore, zhvillimin e paqes dhe sigurisë dhe krijimin e besimit në rajon” ka thënë Djordjevic.

Ai ka theksuar se këto tema do të zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Kryeministri i Sebisë Aleksandar Vucic tashmë ka theksuar se dëshiron që Serbia të bëhet portë kryesore në Ballkan duke përmendur që kosovarët do të mund të udhëtonin drejt New Yorkut dhe qyteteve tjera nga Beogradi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz