back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaOpinioneTiranës e Prishtinës: Pse shtireni se nuk e keni ditur?

Tiranës e Prishtinës: Pse shtireni se nuk e keni ditur?

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Shkruan Kim Mehmeti

Janë çuar në këmbë Tirana e Prishtina zyrtare!

Shkak për këtë është pohimi publik dhe shumë i sinqertë i Presidentit të Maqedonisë se ai nuk mund ta mandatoj një mandatar që e pranon se Maqedonia u takon edhe shqiptarëve!

Pra shkak për këtë shqetësim të burrështetasve dhe të ‘patriotëve’ të Prishtinës e Tiranës, është pranimi publik i të parit të Maqedonisë se, dy dekada me radhë, Maqedonia antishqiptare, ndërtonte dhe është duke ndërtuar institucione shtetërore që atë do e mbrojnë nga shqiptarët?!  Po pra, thuajse të gjithë zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës – përfshi edhe kryeparlamentarin e Shqipërisë, që u mbajti fjalim parlamentarëve të Maqedonisë – janë çuar në këmbë që ta thonë atë që ne ua themi dy dekada me radhë, por ata shtireshin se nuk dëgjojnë gjë: Se burrështetasit maqedonas edhe nuk janë aq budallenj sa duken, por të verbëruar nga antishqiptaria, nuk e shohin se janë duke e shkatërruar shtetin.

Pra edhe në Shqipëria e Kosovë, janë çuar në këmbë të gjithë ata që deri dje e përkrahnin regjimin DPMNE-BDI dhe bënin çmos të na eliminojnë neve që thoshim se, të bëhesh krah i këtij regjimi, është njësoj sikur ta luftosh popullin tënd!

Ja pra, e tërë shqiptaria është çuar kundër presidentit të Maqedonisë, vetëm pse ai pati guxim ta thotë hapur të vërtetën për Maqedoninë. Pra e tha hapur se ai do pranonte edhe qeveri me shqiptarët në të, por vetëm nëse ata do ishin të llojit të kryesuesve të BDI-së, të cilët le që e forcuan VMRO-DPMNE’në duke ia dhanë asaj legjitimitetin shqiptarë, por bënë çmos që ta eliminonin çdo shqiptarë që thoshte se partitë shqiptare janë ato që e forcojnë krahun politik antishqiptarë në Maqedoni dhe se, për realizimin e këtij ‘misioni’ të tyre, ato kishin mbështetjen edhe të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, gjë që e dëshmonin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës, që ishin dhe mbetën si ‘aktivistë’ më të dëgjueshme të partive shpotare në pushtet.

Po pra, sot kur Maqedonia antishqiptare e humbi durimin dhe e shpalosi fytyrën e saj të vërtetë, janë çuar në këmbë të gjithë zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës dhe janë duke e sulmuar Presidentin e shtetit tim.

Dhe shtiren thuajse ai u ka kumtuara diçka që ata nuk e kanë ditur. A në të vërtet, jo prej sot, por ka më shumë se dy dekada me radhë, që ne çirremi duke përsëritur se është thuajse e pamundur të ndërtosh shtet të përbashkët me qarqet e ‘ISSI-t’ maqedono-ortodoks, por Tirana e Prishtina zyrtare, ishin së tepërmi të angazhuara me politikat globale, që në të vërtet përmbylleshin me biznes interesat e tyre që kishin në Maqedoni.

Andaj, sot kur më në fund doli një burrështetas maqedonas që Tiranës e Prishtinës zyrtare t’ua përplasë në fytyrë atë që ne e themi dy dekada me radhë, e s’kishte kush na besonte, më vjen të them: të falënderoj zotëri President i Maqedonisë që dole burrë dhe e shpalose fytyrën antishqiptare të Maqedonisë, me çka edhe Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ua hoqe mbulesën e me të cilën – njësoj siç e fshihnin burrështetasit e Maqedonisë antishqiptarinë – e fshinin pafytyrësinë e tyre si dhe të vërtetën se fatin e shqiptarëve të Maqedonisë, ata e kishin humbur diku në fundin e xhepave të vet!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz