back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeVeseli tregon si ia shtrëngoi dorën Trump-i (Video)

Veseli tregon si ia shtrëngoi dorën Trump-i (Video)

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka një mënyrë jo të zakonshme të shtrëngimit të duarve me të tjerët.

Ai ua “ngjet” njerëzve për dore, ua shkund dorën dhe nganjëherë duket sikur po lufton me të tjerët kur u jep dorën.

Një shtrëngim duarsh me Trump e kishte edhe kryeparlamnetari i Kosovës, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.

Ai në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati fatin të takohet me Donald Trump-in dhe këtë e dokumentoi edhe me një fotografi.

Por, momentin e sikletshëm për shumë lider botërorë i shtrëngimit të duarve me Trump, Veseli tha në një intervistë për Klan Kosovën se e kaloi me shumë ngrohtësi e burrëri.

“Në mënyrë shumë tradicionale, shumë burrërore – shtrëngim i fort i dorës, të cilin unë e pëlqej shumë – shikim në sy dhe pritje e ngrohtë”.

Kështu e përshkroi Veseli momentin, përshkrim që s’do mund e jepnin shumë veta – përfshirë edhe kryeministrin japonez Shinzo Abe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz