back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeQeveria nuk e do më EULEX-in

Qeveria nuk e do më EULEX-in

Të ngjajshme

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Ministria e Mjedisit, ajo e Bujqësisë dhe Industrisë kanë...

Vdes ish-portieri i Milanit

Ka ndërruar jetë ish-portieri i Milanit, Pierangelo Belli. Belli, vdiq...

Tottenham humb Romeron për katër ndeshjen pas kartonit të kuq

Cristian Romero do të mungojë në katër ndeshjet e...

Brukseli zyrtar ka në tavolinë një Plan për transferimin e të gjitha kompetencave nga misioni i EULEX-it tek autoritetet vendore, të cilin muaj më parë ia ka përcjellë Prishtina zyrtare.

Dokumenti parasheh edhe dorëzimin e dosjeve dhe informatave të ndjeshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mandati i tanishëm i EULEX-it përfundon me 14 qershor, siç edhe parashihet në Marrëveshjen e prillit 2014, e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një ligji të veçantë. BE-ja do që ta mbajë misionin në mandatin aktual, por me staf të përgjysmuar. E Qeveria ka kërkuar “transfer kredibil”.

Disa kompetenca i do për institucionet vendëse, e disa të tjera do që të kalojnë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Kësisoj, kërkon që të gjitha rastet që hetohen apo janë në procedurë gjykimi, të barten tek gjyqësori vendor. I do të gjitha dosjet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz