BallinaLajmeKFOR: Nuk e dimë çka po bën ushtria serbe në malet e...

KFOR: Nuk e dimë çka po bën ushtria serbe në malet e Veriut

Të ngjajshme

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Prania e formacioneve ushtarake serbe që veprojnë brenda territorit të Kosovës, gjegjësisht në malet e Leposaviqit ka kohë që veprimtaria e tyre është vërejtur ndonëse nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre nga institucionet e sigurisë.

Megjithatë KFOR-i si përgjegjësi kryesor i ruajtjes së sigurisë, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qete dhe e qëndrueshme, dhe se nuk ka vend për shqetësime.

Ndërkaq sa i përket veprimtarisë së dyshimtë të klubit sportiv “Air sof club Vukovi” nën të cilën janë duke vepruar ish ushtarak serb, si dhe duke zhvilluar stërvitje taktike ushtarake në malet e Leposaviqit, KFOR-i ka thënë se janë duke e monitoruar gjithë territorin dhe situatën e sigurisë në Kosovë.

KFOR, nuk ka dhënë shpjegime se çka në të vërtetë është duke bërë ish ushtaraku serb Momcilo Arlov, brenda territorit të Kosovës,  me njësitin e tij luftarak gjegjësisht në malet e Leposaviqit.

“Frocat shumë kombesh të KFOR-it, me mbështetjen e NATO-s, në Kosovë zhvillojnë operacione paqeruajtëse dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ne çdo herë bëjmë vlerësimin e gjitha rreziqeve potenciale që i kanosen Kosovës. Megjithatë ne nuk do të komentojmë për ndonjë për ndonjë hetim të ndonjë personeli apo organizate”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz