Nënkryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, ka vizituar fshatin Likoc ku është takuar me banorët e atjeshëm.
Nura ka biseduar me banorët e Likocit për projektet që do të realizohen në këtë lokalitet gjatë vitit 2017, njofton drenicapress.info

Ndonëse në fokus të takimit ishte projekti i kanalizimit të fshatit, për të cilën banorët e atjeshëm shfaqen interesim në detaje, meqë problemi me ujëra të zeza është evidente në këtë pjesë të Skenderajt, nënkryetari Nura nuk la anash as projektet infrastrukturore të cilat priten të realizohen gjatë 2017’ës.
Banorët e Likocit u njoftuan se punimet në rrugën Rezallë- Likoc do të vazhdojnë, projekti për zgjerimin e kësaj rruge do të jetësohet, njotoj të pranishmit Fadil Nura. Punimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë edhe në ato lagje që kanë mbet të papërfunduara. /Drenica Press/
