back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKosova e shpërndan në 130 shtete raportin e Kandiqit për krimet e...

Kosova e shpërndan në 130 shtete raportin e Kandiqit për krimet e Serbisë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpërndarë një notë verbale te rreth 130 shtete si dhe në organizata ndërkombëtare – OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Aty i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin dhe një vëmendje më të shtuar për mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë.

“Raporti i publikuar pikërisht nga një organizatë me seli në Beograd tregon për fshehjen e krimeve që Serbia ka bërë edhe pas përfundimit të luftës, duke i fshehur dhe varrosur trupat e viktimave në varreza masive në Serbi”, shkruan në notën verbale të MPJ-së, e cila është shpërndarë më 31 janar, nëpërmjet ambasadave të Kosovës.

Nota verbale, përmbajtjen e së cilës e ka siguruar “Koha Ditore” është shpërndarë bashkë me një kopje të raportit të Qendrës së Natasha Kandiqit.

Më 31 janar 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd ka publikuar një raport për mbulimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, e cila kërkon vëmendje të përqendruar të bashkësisë ndërkombëtare mbi mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe aktet gjenocidale kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz