back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeShtatorja e Anton Çettës vendoset para Instituti Albanologjik

Shtatorja e Anton Çettës vendoset para Instituti Albanologjik

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Këshillit Organizativ për Pajtimin e Gjaqeve, të udhëhequr nga Dom Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu dhe Riza Krasniqi, me të cilët bisedoi për procedurat rreth vendosjes së Shtatores së Anton Çettës para Institutit Albanologjik.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se figura e Anton Çettës është unike dhe si e tillë përfaqëson vlerat të jashtëzakonshme për Kosovën dhe identitetin e saj kulturor e shtetëror, vlera këto me të cilat krenohet populli i Kosovës.

Më tej ministri Shala shtoi se kjo shtatore është shenjë e vlerësimit për kontributin e tij të madh për kulturën dhe për humanizmin shqiptar.

Ndërmjet ministrit Shala dhe përfaqësuesve të Këshillit u bisedua për procedurat që po zhvillon MKRS-ja për të vendosur këtë shtatore, dhe u dakordua që sa më parë të vendoset gur-themeli.

MKRS-ja në projeksionin buxhetor sivjet ka paraparë 50 mijë euro për këtë projekt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz