BallinaSportPeja bëhet me Palestër Nacionale të Xhudos

Peja bëhet me Palestër Nacionale të Xhudos

Të ngjajshme

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturash në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë. Në rrugën...

Sesko i shënon Liverpoolit, “Djajtë e Kuq” me dy gola në epërsi

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion” në Marok

Dy pjesëtarë të forcave amerikane që po merrnin pjesë...

Milani në krizë, Sassuolo e shënon edhe golin e dytë

Sassuolo e ka dyfishuar epërsinë ndaj Milanit në Serie...

Në vazhdën e investimeve kapitale në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Komunën e Pejës, me qëllim të “Ndërtimit të Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, në të cilën projekt do të investohen 1 milion e 500mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për xhudon dhe për Kosovën, për faktin se ky sport, i cili tanimë ka shënuar suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, me të cilat krenohet Kosova, po bëhet me objekt modern, për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka dhënë këtij projekti shumë të rëndësishëm për Kosovën, dhe u shpreh se ky është lajm i mirë për gjithë qytetarët e Pejës, meqë ky sport i suksesshëm po bëhet me Palestër Nacionale.

Po ashtu, sot ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Pejës, u nënshkruan edhe memorandumet për rregullimin e disa fushave të tenisit dhe për palestër të sportit për komunitetin, vlera financiare e të cilave është 420 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz