back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëUshtarët e Zvicrës me Skënderbeun dhe flamurin shqiptar në uniformë

Ushtarët e Zvicrës me Skënderbeun dhe flamurin shqiptar në uniformë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

“Në uniformat ushtarake të Zvicrës ushtarët guxojnë të vendosin ekskluzivisht vetëm shenjat zyrtare të njësisë ku veprojnë. Megjithatë, bëhet fjalë për një shkelje të lehtë dhe ata që e kanë bërë do të marrin ndonjë dënim disiplinor”

Në vend të shenjës që i identifikon si ushtarë të një njësie të caktuar të Armatës së Zvicrës, at kanë vendosur shenjën (badge/bexhin) me portretin e Skënderbeut dhe me flamurin kombëtar shqiptar. Aty shkruan po ashtu edhe “Zug Shipi”. Me këtë pamje kanë postuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale disa ushtarë të Zvicrës me prejardhje shqiptare, në Airolo, Kantoni Ticino.

Mediat zvicerane (20 minuten, blick.etj) e kanë publikuar këtë pamje dhe janë marrë me rastin, duke konsultuar një zëdhënës të Ushtrisë së Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ai ka pohuar se raste të tilla kur në vend të shenjës zyrtare ushtarët vendosin diçka personale janë të njohura dhe ndodhin shpesh. Por ai ka thënë se një ndryshim i tillë i uniformës nuk është i lejuar. “Në uniformat ushtarake të Zvicrës ushtarët guxojnë të vendosin ekskluzivisht vetëm shenjat zyrtare të njësisë ku veprojnë”, ka thënë zëdhënësi Daniel Reist, përcjell albinfo.ch

Megjithatë, ai ka thënë se bëhet fjalë për një shkelje të lehtë dhe se ata që e kanë bërë do të marrin ndonjë dënim disiplinor.

Pak muaj më parë mediat zvicerane kishin marë në fokus disa ushtarë dhe ushtare me prejardhje shqiptare që ksihin bërë shenjën e shqiponjës me duar.

Ushtarët e Zvicrës me Skënderbeun dhe flamurin shqiptar në uniformë

Të Fundit

Sport

ShowBiz