back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaTeknologjiBMW këtë vit me makinë vetëdrejtuese

BMW këtë vit me makinë vetëdrejtuese

Të ngjajshme

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e...

BMW, Intel, and Mobileye do të testojnë makinën me vetë-drejtim këtë vit

2017-a është gati që të pushtohet nga makinat me vetë-drejtim. Ditën e djeshme, BMW, Intel, dhe Mobileye njoftuan synimin e tyre për të vendosur 40 automjete autonome për testim në rrugët publike në gjysmën e dytë të vitit 2017. Kompanitë kanë thënë se BMW seria 7 e pajisur me Intel dhe teknologjinë Mobileye do të ecë në rrugë në SHBA dhe Evropë për testim.

Gjashtë muaj më parë, BMW njoftoi dëshirën për t’u bërë partner me Intel, i cili do të furnizonte energjinë e procesimit, dhe me Mobileye, furnizuesin izraelit i sistemeve shofer-ndihmës dhe sensorëve që furnizon një përqindje të madhe të industrisë së makinave. Në atë kohë, prodhuesi i makinave gjermane tha se shpresonte që të kishte automjete autonome në dispozicion për blerje në vitin 2021. Kështu  në njoftimin e djeshëm u tha se këto mjete do të testohen këtë vit, raporton TechSot.Al.

Por, BMW dhe partnerët e tij nuk duan vetëm të ndërtojnë një makinë të serisë 7 me vetë-drejtim. Kompanitë thonë se duan të zhvillojnë “arkitekturë të shkallëzuar” që mund të miratohet nga prodhuesit dhe projektuesit e tjerë të makinave dhe që ky projekt të pasqyrohet edhe tek automjetet e markave të ndryshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz