BallinaShqiptareHumb jetën një shqiptar në një aksident të rëndë në Itali

Humb jetën një shqiptar në një aksident të rëndë në Itali

Të ngjajshme

Policia italiane bën me dije se një shqiptar ka humbur jetën në rrugën pas një aksidenti në rrugët e Lucca-s në Itali.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur natën mes së shtunës dhe së dielës në autostradën që lidh Lucca-n dhe Viareggio-n dhe si rezultat i përplasjes së dy makinave ka mbetur i vdekur një 50-vjeçar shqiptar, që drejtonte një “Smart”.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi është përplasur me automjetin tjetër ka përfunduar kundër barrierave të rrugës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e ambulancës për t’i ardhur në ndihmë 50-vjeçarit por ai kishte humbur jetën.

Në “Smart” ishte edhe një grua, e cila është plagosur lehtë, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër mbetën të padëmtuar./albeu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz