back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleKuvendi i Skenderajt miraton deklaratë në mbrojtje të Ramush Haradinajt

Kuvendi i Skenderajt miraton deklaratë në mbrojtje të Ramush Haradinajt

Të ngjajshme

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

 

Organi legjislativ i komunës së Skenderajt, më saktë këshilltarët e Asamblesë Komunale, sot kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të renditë të ditës, kërkesë kryesore për lirimin e ish – Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Serbia, përcjell Drenicapress.

Të gjithë këshilltarët komunal unanimisht kanë miratuar një deklaratë duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt.

Deklaratë

Ne anëtarët e Kuvendit komunal të Skënderajt, si përfaqsues të zgjedhur të qytetarëve të Skenderajt, pavarësisht përkatësisë politike,  përmes kësaj Deklarate shprehim shqetësimin dhe kundërshtimin tonë në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen e pa drejtë të z. Ramush Haradinaj nga institucionet e drejtësisë në Francë, me flatëarrest të lëshuara nga Serbia.

Vendimin për ndalim nga shteti mik Franca, e konsiderojmë të padrejtë dhe të pajustifikueshëm, pasi ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj i është nënshtruar procesit ndërkombëtar për krime lufte nga i cili, ai dhe bashkëluftetarët e tij janë shpallur të pafajshëm.

Më këtë rast kërkojmë nga institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare që të punojnë seriozisht në drejtim të ndërprerjes së praktikave të tilla  të ndjekjes së ish-komandantëve të UÇK-së dhe pjestarëve të saj, si  dhe në shfuqizimin e  fletëarresteve të tilla të Serbisë,  pasi është vërtetuar botërisht dhe nga institucionet më të larta të drejtësisë ndërkombëtare se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Ne besojmë fuqishëm se lufta e UÇK-së dhe e z. Haradinaj ka qenë dhe do të mbetet e pastër, pavarësisht tendencave të vazhdueshme të Serbisë për kriminalizimin e saj. Ne çmojmë lartë kontributin  e z. Haradinaj dhe familjes Haradinaj në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Urojmë që z. Ramush Haradinaj shumë shpejt t’i kthehet familjes dhe aktiviteteve të tij në shërbim të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz