back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleFamilja Kadrija nga Skenderaj bëhet me banesë, emrat dhe shuma e atyre...

Familja Kadrija nga Skenderaj bëhet me banesë, emrat dhe shuma e atyre që ndihmuan (video-foto)

Të ngjajshme

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Foda: Kosova ka forcën për t’u kualifikuar në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Starmer: Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë vigjilente ndaj Putinit

Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka thënë se...

Për çka “u prish” koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e NISMA

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet...

Kushtet e vështira në të cilat jetonte familja Kadrija nga Skenderaj ka prekur të gjithë njerëzit human të cilët janë mobilizuar për ta ndihmuar këtë familje.

Ata kanë jetuar në një dhomë e cila nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për banim, dhe për më tepër janë pjesë e skemës sociale, si i vetmi burim jetese për ta.

Por, fati buzëqeshi në momentin kur dy bamirësit e njohur kosovar, Halil Kastrati – “Jetimat e Ballkanit” dhe Adnan Hyseni, ndërmorën iniciativën që ta bëjnë më konak të tyrin këtë familje.

Ata grumbulluan paratë e nevojshme dhe arritën ta blejnë një banesë në Skenderaj, në të cilin do ta vendosin Lulzim Kadrinë, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.

Shuma që është mbledhur për blerjen e kësaj banesa është 25.186 euro, ku një pjesë e kësaj shume parash ka mbetur te familja për nevojat e saj, percjell Drenicapress.

Nëpërmjet një video Adnan Hyseni, një humanist i madh nga Peja, tregon kushtet e mira e në banesën e re dhe gëzimi që kanë fëmijët dhe zoja e shtëpisë për banesën e tyre të re.

Drenicapress ka sigurar emrat e të gjithë personave që kanë ndihmuar në grumbullimin e mjeteve për ta blerë banesën për këtë familje. Meritat më të mëdha në këtë drejtim shkojnë për Adnan Hysenin që ka qenë koordinator kryesor qëkjo familje të bëhet me banesë./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz