back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePresidentja e Speciales nis punën zyrtarisht, ja kur nisin akuzat e para

Presidentja e Speciales nis punën zyrtarisht, ja kur nisin akuzat e para

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Zëdhënësja e Speciales, Avis Benes, ka konfirmuar për “Zërin” se detyra e parë e presidentes Ekaterina Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët. Akuzat e para pritet që të nisin në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së. Caktimi i gjyqtarëve të cilët do të merren me rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh që kjo Gjykatë do ta bëjë. Këtë për gazetën “Zëri” e ka konfirmuar zëdhënësja Avis Benes.

Ajo i ka thënë gazetës se detyra e parë e presidentes Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët. “Presidentja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët (gjë e cila natyrisht do të jetë e mundur pasi që ata të caktohen)”, ka thënë Benes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz