back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareLugina e Valbonës tejet e bukur edhe në dimër

Lugina e Valbonës tejet e bukur edhe në dimër

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Lugina e Valbonës, pranë qytetit të Bajram Currit, është një destinacion shumë i vizituar.

Shtrihet mes majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare.

Të bësh një udhëtim në dimër në Luginën e Valbonës, është një mrekulli shpirtërore përsa u përket emocioneve  që të ofrojnë peisazhet e saja.

Në mbrëmjet e bujtinës, mitet e zonës do t’i kesh këmbëkryq pranë të zotit të shtëpisë. Gatimet e veçanta tradicionale, ku vendin kryesor e ze mishi i pjekur, turshitë vendase, gështenja, mbretëresha e zonës, si dhe  zjarri në oxhak e çifteli me këngë epike e lirike.

valbona1

Ato janë të bukura dhe mbresëlënëse.

Të pasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, që të magjeps me pasurinë natyrore.

Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt, por edhe nga mjaft shqiptarë, të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore.

Agjencitë turistike të krijojnë komoditet në udhëtimet e fundjavës. /ata/

Të Fundit

Sport

ShowBiz