back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeNë Skenderaj gjitha mbeturinat mblidhen në mes të qytetit, tek xhamia (FOTO)

Në Skenderaj gjitha mbeturinat mblidhen në mes të qytetit, tek xhamia (FOTO)

Të ngjajshme

Moti për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i...

Jo veç Luana, edhe Brikey pranon dhuratë 200 trëndafila për ditëlindje!

Ish-banorja e “BBVK”, Brikenda Karrica, ditën e sotme feston...

Policia me apel për komunikacion, pas reshjeve të shiut

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të...

Çfarë informacione kishte Haxhiu nga AKI për të mos emëruar Radomir Llabanin si noter?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Një gjë e çuditshme po ndodh këto ditë në Skenderaj nga kompania Rajonale “Uniteti”, ku gjithë mbeturinat e qytetit po mblidhen në mes të qytetit në ish tregun e qytetit afër xhamisë së Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Banorët e lagjes që jetojnë afër xhamisë së Skenderajt tek rruga “Ilaz Kodra” thanë për Drenica Press se jeta tani është bërë shumë e vështirë, pasi mbeturinat e gjithë qytetit po mblidhen dhe po deponohen para shtëpive tona. Ata kërkuan nga Komuna e Skenderajt që sa më parë të ndërmerr diçka, sepse jemi në rrezik të helmohemi nga gjithë këto mbeturina.

Për këtë problem portali Drenica Press ka kontaktuar me zëdhënësin e komunës së Skenderajt, Hajriz Kocin, i cili tha se  “ditëve të fundit Kompania Uniteti njësia në Skenderaj ka pasur problem në transportimin e mbeturinave në deponinë regjionale për shkak të defekteve në mjetet e transportit dhe kushteve të vështira të motit, kështu që përkohësisht është krijuar një grumbull mbeturinash afër objektit të Unitetit, të cilat janë vendosur aty nga kompania, më qëllim të bratjes së tyre për në deponi. Këto mbeturina tashmë janë duke u larguar nga aty.

Tutje Koci shtoi se “në territorin e Komunës së Skenderajt nuk ka deponi legale për grumbullimin e mbeturinave. Mbeturinat që grumbullohen nga kompania e Uniteti në territorin e Komunës, deponohen në deponinë regjionale në Mitrovicës.  Në Skenderaj nuk ka dhe nuk është krijuar deponi për grumbullimin e mbeturinave nga kompania në fjalë. Mbeturinat e mbedhura deponohen ashtu si deri më tani në të vetemen deponi regjionale në Mitrovicë”/drenicapress.info/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz