BallinaShqiptarePas bllokimit total, ushtria shqiptare zhbllokon rrugën (Video)

Pas bllokimit total, ushtria shqiptare zhbllokon rrugën (Video)

Të ngjajshme

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Evropë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Evropës...

Dorëzohet projekti me plotësime për sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit

Drejtoria e Transformimit të Prishtinës ka dorëzuar sërish projektin...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Kabashi: LVV kërkoi nënshtrim nga LDK-ja, harrone këtë gjë përjetësisht

Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se...

Aksi dytësor drejt 5 fshatrave malorë të Kurveleshit ka filluar të funksionojë prej mëngjesit të se premtes për mjetet “off road”.

Mjete të rënda të ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme kanë udhëtuar për më shumë se 8 orë drejt kësaj zone për të zhbllokuar rrugën.

Bekim Murati, drejtor i koordiminit me prefekturat, tha: “E gjithë struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë kësaj zone dhe zonave të tjera në Qarkun e Gjirokastrës me mjete tokësore apo ajrore.

Sipas banorëve, situata e motit është më e vështira e viteve të fundit. Rreth 60 cm ka shkuar trashësia e deborës në fshatin Lekdush, ku banorët po hasin vështirësi për të siguruar ushqimin për bagëtitë dhe furnizmin me ujë. Në të gjithë zonën e Kurveleshit mësimi nuk ka filluar ende për shkak të bllokimit të rrugëve drejt shkollës së Progonatit.

“Situata është shumë e vështirë. Pothuajse u bë një javë në izolim total”, thonë banorët.

Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi konfirmoi se ndihma në ushqime dhe mjete të emergjencës do t’i ofrohen rreth 500 familjeve në këtë zonë: “Kemi bërë një shkresë drejtuar Emergjencave Civile për të marrë masat e nevojshme për t’u qenë sa më afër banorëve të kësaj zone”.

Akset drejt Golemit dhe Fushëbardhës në Gjirokastër pritet që të bëhen funksionale gjate dites pasi disa mjete të rënda kanë nisur punën.

“Dje u zhbllokua Fushëbardha e Zhulati, nesër mbaron zhbllokimi i Golemit dhe po mbaron edhe Zagoria”, tha Flamur Bime, kryebashkiaku i Gjirokastrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz