back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeNë Skenderaj ndihmohen 100 familje me nevojë (FOTO)

Në Skenderaj ndihmohen 100 familje me nevojë (FOTO)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, të premten ka pritur në takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashin.

Temë e takimit ishte bashkëpunimi në fushën e përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe shpërndarja e 100 pakove me veshmbathje për 100 familje në nevojë të komunës së Skenderajt.
Nënkryetari Nura e ka falënderuar ministrin Abrashi për vizitën dhe shpërndarjen e pakove ndihmë për familjet me asistencë sociale. Ai është shprehur i gatshëm për bashkëpunim në fushën e përmirësimit të jetës së familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike. Ndërsa ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, është shprehur i kënaqur me mundësinë që ka pasur kjo ministri për t’i ndihmuar familjen në nevojë, duke përmendur edhe institucionet e tjera, të cilat kanë kontribuar në sigurimin e këtyre pakove që përmbajnë veshmbathje dhe shtrojë e mbulojë.
Duke folur për bashkëpunimin ndër institucional, ministri Abrashi, ka deklaruar se është i gatshëm për të bashkëpunuar me Komunën e Skenderajt në përmirësimit të jetës së qytetarëve, sidomos në fushën e strehimit të familjeve skamnore.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe përfaqësues të shoqatës “Nënë Tereza”.
Pas takimit nënkryetari Nura dhe ministri Abrashi kanë bërë shpërndarjen e pakove për familjet me asistencë sociale në Qendrën për Punë Sociale në Skenderaj. Përzgjedhja e 100 familjeve përfituese të këtyre ndihmave është bërë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra për Punë Sociale në Skenderaj.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz