BallinaShqiptareIsh-gruaja e deputetit Peza në prokurori: U tregoj si i ka bërë...

Ish-gruaja e deputetit Peza në prokurori: U tregoj si i ka bërë paratë, por dua mbrojtje për djalin dhe veten

Të ngjajshme

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Evropë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Evropës...

Dorëzohet projekti me plotësime për sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit

Drejtoria e Transformimit të Prishtinës ka dorëzuar sërish projektin...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Kabashi: LVV kërkoi nënshtrim nga LDK-ja, harrone këtë gjë përjetësisht

Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se...

Duket se situata për deputetin socialist dhe ish gazetarin Alfred Peza, është komplikuar edhe më shumë.

Përveç hapjes së një hetimi nga prokuroria, edhe ish bashkëshortja e tij Adelina Toli është paraqitur vullnetarisht  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, për  të dhënë edhe ajo dëshminë e saj për ato që di për pasurinë e Pezës.

Historia e origjinës së deputetit rilindas morri një tjetër kthesë, pasi në media u hodh, një vendim gjykate gjatë i vitit 2010 disa vite pas divorcit me Adelina Tolin.

Në përpjekje për të zgjedhur në favor të financave të veta konfliktit për shumën që Peza duhet të paguante për djalin e tyre, i cili jetonte me të ëmën, ai kishte paraqitur edhe një vërtetim page si drejtor në televizionin Ora News, sipas të cilit vërtetohej se ai paguhej vetëm 80 mijë lek të reja dhe jo aq sa pretendon sot.

Në këtë situatë ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme është paraqitur Adelina Toli, e cila pasi ka kërkuar që të hetohet ish-burri i saj dhe ka ofruar bashkëpunim për çfarë di për këtë çështje.

Por ajo ka kërkuar njëkohësisht nga organi i akuzës që të sigurohet jeta e saj dhe e djalit. Nuk dihet se përse është bërë kjo kërkesë dhe a ka pasur ajo ndonjë kërcënim, që pas hapjes së çështjes “Peza”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz