back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme1130 makineri ushtarake të blinduara nga SHBA për Shqipërinë

1130 makineri ushtarake të blinduara nga SHBA për Shqipërinë

Të ngjajshme

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e...

Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar...

Ky kontigjent mjetesh ushtarake vjenë në Shqipëri në kuadër të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve

“SHBA së shpejti do të zbarkojnë në Shqipëri 1130 makineri ushtarake të blinduara”, shkruante gazetari i RTK-së, Asllan Bajrami.

Në profilin e tij në facebook, ai saktësonte se “ky kontigjent mjetesh ushtarake vjenë në Shqipëri në kuadër të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve”.

Ndërkohë, në versionin online e gazeta e përditshme “Shqiptarja.com” publikoi lajmin se 250 autoblinda ushtarakë do t’i shtohen ushtrisë shqiptare brenda gushtit 2017″:

Burime nga ministria e Mbrojtjes bënë me dije se këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve aktuale.

Këto mjete të teknologjisë së fundit të pajisur me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO-s do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.

Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare është deklaruar kohë më parë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentare dhe prezantimit të flotës së mjeteve që disponohen aktualisht.

Kjo flotë prej 250 autoblinda do t’i shtohet flotës aktuale duke e çuar numrin në total afro 800 të tilla ndërsa pjesë e rinovimit pritet të jenë dhe armët luftarake për të hequr përfundimisht përdorimin e automatikut AK 47, njohur ndryshe si “Kallashnikovi”.

Lajmi fillimisht u publikua në profilin në facebook të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (Albanian Armed Forces – AAF):

“70+ blinda per transport strategjik priten te zbarkojne kto dite ne Shqipri nga US ARMY (dergesa e pare) dhe ne muajt ne vazhdim do vijne dhe 180 te tjera.

Shqiperia do i paguaje Amerikes vetem 15 milione Euro per to, pjesa tjeter vjen si shperblim per punen e mire dhe kontributin kolosal te FA ne misionet ne Afganistan e me gjere (per tgjith ata qe lan nam me teorine pse FA shkon ne Afganistan kur duhet te rrine ne Shqipri ,plasni syte tani).

Kjo shifer e con numrin total te blindave ne Shqipri ne rreth 950 ose sa dyfishi i Serbise (qe kane vetem 500, tpakten nga shifrat qe disponojme,mund tjemi dhe gabim) , pervec kesaj Shqipria ka nje kontrate 10 milion euro me italine per furnizimin e ushtrise Shqiptare me rreth 5000 arme automatike te kalibrit NATO duke hequr keshtu nga Sherbimi kallashin dhe duke e kaluar ne armatim rezerve) , po ashtu egziston nje kontrate me Turqit por nuk dihet se cfare armatimesh do merren.

Nderkohe Shqiperia cdo vit pritet te rrise buxhetin ushtarak cdo vit deri ne masen 2% ose afersisht diku te 350 milione Euro me kerkese te Natos, THEKSOJME SE NE NUK FLASIM ZYRTARISHT NE EMER TE MINSITRISE SE MBROJTJES, KTO JANE THJESHTE INTERPRETIME BAZUAR NGA DEKLARATAT PUBLIKE (TE AKSESUESHME PER TE GJITHE) TE MINISTRISE SI DHE RAPORTIMIT TE MINISTRES NE KOMISIONIN E SIGURISE”.

https://www.facebook.com/1444SCANDERBEG/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz