back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, vazhdojnë punimet në mirëmbajtjen e rrugëve

Drenas, vazhdojnë punimet në mirëmbajtjen e rrugëve

Të ngjajshme

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e...

Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar...

Në një njoftim të Komunës së Drenasit të cilin e transmeton drenicapress.info lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit thuhet:

Qytetarë të Komunës së Drenasit, edhe një herë ndjejmë për obligim për shkak të gjendjes atmosferike dhe të reshurave të vazhdueshme të borës, të ju njoftojmë se kontraktuesit për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po vazhdojnë punen për largimin e borës. Komuna ka caktuar edhe organin mbikqyrës për të dy operatorët, ku për loton e parë organ mbikqyrës është Sejdi Kozhani me numër të telefonit 044-303-699 dhe ju qytetarë mund të thirrni për të paraqitur kërkesat e juaja. Ndërsa për loton e dytë, organ mbikqyrës është Fitim Veliqi me numër te telefonit 044-253-026. Komuna e Drenasit sërish kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin mjetet dimërore për vetura.

Të dhënat e detajuara për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, organit mbikëqyrës dhe numrat e kontaktit, Komuna e Drenasit i ka bërë në dhjetorin e vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, përmes rrjetit zyrtar të Facebook-ut dhe medieve, mirëpo për hir të kërkesave të shumta të qytetarëve, po ju njoftojmë edhe një herë. Operatori Ekonomik për loton e parë është “Fer Petrol”, dhe kjo kompani do të mirëmbajë rrugët në qendër të qytetit; (Lagja e Feronikelit) Drenas I, II (Çikatovë e Re) III, Poklek i Ri, Poklek i Vjetër, Shtrubullovë – lagja e Vërmicëve, Krajkovë (deri në Poterkë), Vasilevë, Korroticë e Epërme dhe i Ulët, Zabel i Epërm dhe i Ulët, Sankoc, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Nekoc, Kizhnarekë, Komorani ( I, II, III dhe IV), Llapushnik, (Poterk, Vukoc, Llapushnik), Arllat, Bytyç, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë. Operatori Ekonomik për loton e dytë është N.N “Shkëmbi”, dhe do të mirëmbajë rrugët në; Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Damanek, Krajkovë, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme. Komuna e Drenasi falënderon të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar ngushtë me organet mbikëqyrëse dhe operatorët ekonomik. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz