back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKy do të jetë destinacioni i fundit i trenit “rus” nga Beogradi...

Ky do të jetë destinacioni i fundit i trenit “rus” nga Beogradi në Kosovë (Foto)

Të ngjajshme

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Partizani sjell një blerje cilësore, kosovari që luante në futbollin suedez

Partizani i Tiranës ka bërë një transferim të ri. Kryeqytetasit,...

Dhjetëra njerëz, kryesisht gazetarë janë mbledhur sot në mëngjes në platformën 1 në një stacion hekurudhor në Beograd për të parë nisjen e trenit, që nga pas lufta, shkon për herë të parë Mitrovicë.

Është raportuar se treni “rus”, të cilin mediat serbe e kanë quajtur edhe “historik” pritet që gjatë orëve të mbrëmjes të arrijë në Kosovë, gjegjësisht në pjesën veriore të Mitrovicës.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës ka instruksione për t’iu ardhur në ndihmë Policisë Kufitare për të kryer kontrollin e nevojshëm në trenin i cili është duke ardhur nga Serbia.

Megjithatë, po sipas të njëjtave burimeve, nuk ka pasur ndonjë urdhër për ndalimin e futjes së trenit në Kosovë.

Telegrafi u sjell një fotografi, ku shihet hekurudha në Mitrovicën Veriore ku do ta ketë stacionin e fundit treni që është duke ardhur nga Beogradi. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz