back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleJa për çfarë u entuziazmua gjenerali i KFOR-it Giovanni Fungo pas vizitës...

Ja për çfarë u entuziazmua gjenerali i KFOR-it Giovanni Fungo pas vizitës në Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës...

Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të...

Ky është banori i preferuar i Elijonës nga Big Brother VIP

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona...

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Komandanti i KFOR-it gjenerali Giovanni Fungo sot ishte për vizitë në Skenderaj, transmeton Drenica Press.

Zëdhënësi i komunës së Skenderajt Hajriz Koci, tha për Drenica Press se gjenerali Giovanni Fungo, komandant i KFOR-it në Kosovë, i cili është pritur nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.
Ai tha se në takimin miqësor dhe të përzemërt gjenerali Fungo dhe Nënkryetari Nura kanë shkëmbyer opinionet e tyre në lidhje me situatën e sigurisë dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Komunës së Skenderajt me KFOR-in.

Në hapje të takimit komandanti i KFOR-it është shprehur i entuziazmuar me zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Skenderaj që nga pas lufta. Ai më këtë rast e kujtoi momentin e parë kur e kishte vizituar Skenderajn në vitin 1999, duke bërë krahasime në raport me zhvillimn që është bërë në Skenderaj. Ai e përgëzoi Nënkryetarin Nura për zhvillimet e dukshme pozitive që kanë ndodhur në Skenderaj si në aspektin e ndërtimit të qytetit po ashtu edhe në atë të zhvillimit ekonomik.

Fadil Nura e falënderoi gjeneralin Fungo për vizitën dhe vlerësimet pozitive të tij për Skenderajn, duke theksuar se zhvillimet pozitive në Skenderaj kanë ndodhur edhe falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë, në këtë rast me KFOR-in. Z. Nura rikujtoi se Skenderajt gjatë periudhës së ish Jugosllavisë ka qenë zonë e anatemuar, ndërsa gjatë luftës plotësisht e shkatërruar.

Ai e informoi komandantin e KFOR-it në lidhje me sigurinë në komunë, duke theksuar faktin se në bazë të statistikave zyrtare Komuna e Skenderajt është komuna më e qetë në Kosovë.
Duke folur për aspektet e zhvillimit ekonomik z. Nura e informoi mysafirin për përpjekjet e Komunë së Skenderajt për thithje të investimeve dhe rritje të punësimit, duke përmendur interesimin dhe nisjen e investimeve nga investitorë nga vendet e BE-së në dy projekte të rëndësishme.
Në takim u diskutua edhe për tema të tjera të zhvillimeve në Kosovë në aspektin e sigurisë dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, përfshirë edhe komunitetet pakicë, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit. Të dy bashkëbiseduesit u shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të përgjithshme të qytetarëve.

Nënkryetari Fadil Nura dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Giovanni Fungo kanë bërë një shëtitje në sheshin “Adem Jashari’, ndërsa më pas kanë vizituar hapësirën e LMT-së të ofruar nga Komuna e Skenderajt.

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz