BallinaSportNga puntor në fabrikën e Bentleyt, sot nënshkroi me Arsenalin. E ëma...

Nga puntor në fabrikën e Bentleyt, sot nënshkroi me Arsenalin. E ëma qau kur dëgjoi lajmin

Të ngjajshme

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...

Ai nga Liga e nëntë e Anglisë ka nënshkruar kontratë profesionale me Arsenalin.

20-vjeçari është bërë zyrtarisht lojtari i Arsenalit, dhe klubi këtë e ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare në internet.

Bramall, me kontratën e re do të fitojë 3000 funte në javë, dhe dallimi sa fitonte në fabrikën e Bentley Motors në Crewe është i madh.

Ai kishte pagë 500 funte në javë, por u largua nga stafi drejtuesi i fabrikës pasi u shkurtua numri i punëtorëve.

Atij interesimi i Arsenal iu duke një shaka, por tani është realitet me Bramall që ka pozuar për herë të parë me fanellën tradicionale të kuqe.

Ish-mbrojtësi i Hednesford Town, duke folur si lojtar i Arsenal, thotë për transferimin e tij.

“Është e pabesueshme. Nuk më besohet që ndodhem këtu. Kishte edhe ekipe të tjerë që po interesoheshin, por kur Arsenal më telefonoi ishte një ofertë e parefuzueshme”.

Djaloshi gjatë intervistës në klubin e ri

“Javën e kaluar më larguan nga puna te Bentley Motors pasi ishe staf i tepërt dhe disa ditë më pas erdhi Arsenal dhe e pranova mundësinë menjëherë”, ka thënë ai.

“E takova Wenger në fushë. Shpresoj ta impresionoj. Një ditë je duke i parë në televizor, e ditën tjetër je në një fushë me Sanchez, Ozil e Cech”.

“Kur telefonova prindërit, mamaja ime filloi të qante. E kam ndjekur shumë Arsenal. Ata luajnë futbollin më të bukur në Ligën Premier”, përfundoi ai.

Wenger e ka cilësuar mbrojtësin e ri si një lojtar premtues  të cilit i mungon eksperienca, por ka cilësi fantastike./Telegrafi

ImageImage

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz