Lideri i NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj, ka adresuar një varg akuzash në drejtim të qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se kjo qeveria nuk ka bërë asgjë për pastrimin e listave në Interpol të fabrikuara nga Serbia.
“Ju folët qa keni bërë këto pesë ditë për lirimin e Ramush Haradinajt, por nuk folët qa keni bërë që pesë vite. Po të punonit dhe të angazhoheshin për pastrimin e listave, sot nuk do të kishte arrestim të Haradinjat. Lirimi i Haradinajt nuk është sukses i kësaj qeverie”, ka thënë Limaj, përcjell Drenicapress.info.
Limaj ka thënë se është e quditshme sesi Haradinaj po i bën më shumë ndere Kosovës se sa kjo qeveri. Ai ka thënë se në vend që qeveria të bsedoj me BE për akuzat e fabrikuara të Serbisë, është Haradinaj që po nxit këtë diskutim./Drenicapress.info/