back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBujqësiNga eksporti i lajthive fitoi 2 miliardë dollarë

Nga eksporti i lajthive fitoi 2 miliardë dollarë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Furnizuesi më i madh në botë i lajthisë, Turqia, vitin e kaluar ka regjistruar të ardhura prej gati dy miliardë dollarë, deklaroi kreu i Asociacionit të eksportuesve të lajthive, Edip Sevinc.

Në një prononcim për AA të enjten, Sevinc tha se eksportuesit nga Turqia vitin e kaluar kanë shënuar të hyra prej 1.98 miliardë dollarë nga shitja e 227.556 tonelatave lajthi, kryesisht në Itali, Francë dhe Gjermani, shtete këto me industri të zhvilluar ushqimore për përpunimin e lajthive.

Nga shkaku i rënies së vlerës së lirës turke kundrejt dollarit amerikan që ka bërë mallrat turke të jenë më të lira për klientët jashtë vendit, të ardhurat e Turqisë nga eksporti i lajthive shënuan një rënie krahasuar me vitin paraprak, pasi vëllimi i eksportit nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Sevinc sqaroi se të hyrat e Turqisë nga industria a lajthisë në vitin 2015 ka qenë rreth 2.83 miliardë dollarë, më konkretisht nga shitja e 240.137 tonelatave lajthi.

Në vitin 2016 Turqia ka eksportuar 173.770 ton lajthi në vendet e BE-së duke përfituar rreth 1.51 miliard dollarë, flasin të dhënat e shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi.

Turqia llogaritet prodhuesja e 75 përqind të lajthive në rrafsh global.

Të Fundit

Sport

ShowBiz