back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenica me reduktime të mëdha të rrymës dhe ujit

Drenica me reduktime të mëdha të rrymës dhe ujit

Të ngjajshme

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Mjeku italian komenton lëndimin e Rrahmanit, tregon sa do të mungojë

Lëndimi i Amir Rrahmanit në ndeshjen Zvicër – Kosova,...

Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe Drenasi e Istogu, u janë nënshtruar reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike. Në Skenderaj, Vushtrri dhe në Drenas banorët përballen edhe me mungesës të ujit të pijes, ndërsa në Istog është kthyer energjia elektrike por kanë vazhduar reduktimet, ndërsa ende nuk janë vlerësuar dëmet që janë shkaktuar nga era e fortë, shkruan sot, gazeta Zëri.

 Në temperaturat tepër të ulëta, të cilët kanë arritur edhe në – 25 gradë celsius, banorët e Mitrovicës dhe të komunave të rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe ata të Drenasit dhe të Istogut, janë përballur në dy ditët e fundit me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Përveç me mungesë të energjisë elektrike, banorët e Skenderajt, të Vushtrrisë dhe të Drenasit janë përballur edhe me mungesë të ujit të pijes, pasi që kompanitë kanë aplikuar reduktime në këto ditë të ftohta. Në anën tjetër, Istogu ngadalë po i kthehet normalitetit, pasi që gjendja me energji elektrike është përmirësuar.
Jeta Balaj, zëdhënëse e komunës së Istogut, ka thënë për Zërin, se gjendja me rrymë është përmirësuar dukshëm, ndonëse reduktimet, sikurse edhe në gjithë vendin janë aplikuar edhe në këtë komunë. Ajo ka shtuar se ende nuk dihen me shifra pasojat që ka shkaktuar era e fortë që kishte përfshirë Istogun dy ditë më përpara. “Gjendja me rrymë është përmirësuar, gjithashtu edhe me ujë, fshatrat besoj se nga sot (e hënë) do të kenë rrymë, ndërkaq sa u përket dëmeve të shkaktuara nga era e fortë ende nuk ka ndonjë vlerësim të tyre, sepse ekipet janë ende në terren”, ka thënë Balaj për “Zërin”, të hënën.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz