back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëDhëndëri i Trump do bëhet këshilltar në Shtëpinë e Bardhë

Dhëndëri i Trump do bëhet këshilltar në Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Jared Kushner, dhëndëri i presidentit të zgjedhur amerikan, do të bëhet këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, i cili do të përqëndrohet në politikat tregtare në Lindje të Mesme, kanë thënë zyrtarë të ekipit të Donald Trump.

Kushner, i cili më 10 janar mbush 36 vjeç, do e nis punën vetëm pasi të këshillohet ligjërisht se ky emërim nuk shkel ligjet kundër nepotizmit, kanë thënë më tej zyrtarët.

Ky post nuk ka nevojë të marrë miratimin e Senatit, dhe se Kushner nuk do të paguhet.

Trump ka thënë se Kushner “është një aset i jashtëzakonshëm dhe këshilltar i besueshëm përgjatë fushatës dhe tranzicionit”.

Kushner është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka.

Ai do heq dorë nga posti i shefit të kompanisë familjare që merret me patundshmëri, por edhe si pronar i gazetës “New York Observer”, ka thënë avokati i tij.

Ndërkohë Trump ka parashikuar se të gjitha nominimet e tij për postet e rëndësishme të administratës së ardhshme do e marrin konfirmimin e Senatit, edhe pasi demokratët kanë thënë se ekipi i tij ka injoruar procesin e verifikimit.

“Unë mendoi se të gjithë do kalojnë”, ka thënë Trump, duke shtuar se “të gjithë janë në nivelin më të lartë”. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz