back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëBie çmimi i naftës së papërpunuar

Bie çmimi i naftës së papërpunuar

Të ngjajshme

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Java e cila filloi sot, nisi me një rënie të vogël të çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare ku brendi ndërkombëtar Brent shënoi rënie të çmimit për 0.39 për qind, më konkretisht në 56.85 dollarë për një fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të premten, nafta e papërpunuar Brent, javën e mbylli me një çmim prej 57.10 dollarë për një fuçi.

Në mënyrë shtesë, nafta e papërpunuar amerikane WTI shënoi rënie prej 0.56 për qind, kështu që të hënën tregtohet për 53.69 dollarë për një fuçi.

Çmimet e naftës së papërpunuar Brent të enjten shënuan një rënie të konsiderueshme nga shkaku i rezervave të larta, të dhëna këto të cilat i publikoi Instituti Amerikan për Naftë (API) dhe Administrata Amerikane për Informacion Energjetik (EIA).

Ndërkohë po të enjten u shënua rritje e çmimit të naftës pas njoftimit të Arabisë Saudite se ka reduktuar prodhimin e naftës si pjesë e marrëveshjes së OPEC-ut.

Të Fundit

Sport

ShowBiz