back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit: Rrugët po mirëmbahen, ja numrat për thirrje emergjente

Komuna e Drenasit: Rrugët po mirëmbahen, ja numrat për thirrje emergjente

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Në një njoftim për media të Komunës së Drenasit thuhej se edhe një herë ndjejmë për obligim të ju njoftojmë se Komuna ka kontraktuar dy operator ekonomik (me dy lloto), që të jenë në shërbimin tuaj për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtyre ditëve të acarta. Po ashtu Komuna ka caktuar edhe organ mbikëqyrës për secilin operator, dhe ka në dispozicion numrat e kontaktit që mund të kontaktoni për të paraqitur rastet e juaja emergjente.

Ndonëse këto ditë të ftohta, është shumë e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat e juaja, megjithatë operatoret ekonomik janë terë kohën ne terren për të bërë rrugët e kalueshme.

Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët që të përdorin mjetet dimërore për vetura, dhe të ju shmangen këto ditë lëvizjeve të panevojshme, ngase në këto temperatura të ulëta, as kripa e hedhur në rrugë nuk e ka efektin e duhur.

Kompanitë e kontraktuar që nga nata e 4 janarit, janë ne terren për të pastruar boren në rrugët kryesore, atyre dytësore dhe i janë përgjigjur kërkesave të banorëve, sidomos rasteve emergjente.

Fshatrat me të thella vazhdojnë të kenë probleme në rrugë, pasi që sasia e bores është më e madhe, por përgjithësisht rrugët janë të kalueshme.

Për loton e parë, organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, dhe ju qytetarë mund të kontaktoni ne këtë numër për të paraqitur kërkesat e juaja; 044-303-699, ndërsa për loton e dytë, organ mbikëqyrës është Fitim Veliqi me numër të telefonit; 044-253-026.

Të dhënat e detajuara për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, organit mbikëqyrës dhe numrat e kontaktit, Komuna e Drenasit i ka bërë në dhjetorin e vitit të kaluar, përmes rrjetit zyrtar të Facebook-ut dhe medieve, mirëpo për hir të kërkesave të shumta të qytetarëve, po ju njoftojmë edhe një herë.

Operatori Ekonomik për loton e parë është “Fer Petrol”, dhe kjo kompani do të mirëmbajë rrugët në qendër të qytetit; (Lagja e Feronikelit) Drenas I, II (Çikatovë e Re) III, Poklek i Ri, Poklek i Vjetër, Shtrubullovë – lagja e Vërmicëve, Krajkovë (deri në Poterkë), Vasilevë, Korroticë e Epërme, Zabel i Epërm, Sankoc, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Nekoc, Kizhnarekë, Komorani ( I, II, III dhe IV), Llapushnik, (Poterk, Vukoc, Llapushnik), Arllat, Bytyç, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë.

Operatori Ekonomik për loton e dytë është N.N “Shkëmbi”, dhe do të mirëmbajë rrugët në; Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme. Komuna e Drenasi falënderon të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar ngushtë me organet mbikëqyrëse dhe operatorët ekonomik.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz