back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePersoni që u raportua si i vdekur është shëndosh e mirë në...

Personi që u raportua si i vdekur është shëndosh e mirë në Vushtrri

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

H.B, 68 vjeçar ndodhet shëndosh e mirë në shtëpi. Pas njoftimeve të rreme, Policia e ka vizituar 68 vjeçarin në shtëpinë e tij në Vushtrri ku ka kontatuar se gjendja e tij është e mirë

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kreu i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.

Mulaku ka thënë se pas marrjes së informatës se një 68 vjeçar ka ndërruar jetë nga i ftohti, ai dhe zyrtarë të tjerë të komunës së Vushtrrisë, si dhe pjesëtarë të tjerë të policisë janë vënë në lëvizje për të marrë më shumë informata rreth gjendjes së H.B.

Sipas Mulakut, policia e ka vizituar 68 vjeçarin dhe ka konstatuar se gjendja e tij është e mirë.

“Unë bisedova me komandantin e policisë në Vushtrri. Ai më tha se H.B gjendet shënosh e mirë në shtëpinë vëllit të tij në Vushtrri. Deklarimet se ai ka vdekur janë bërë në rrjetet sociale, por që ato nuk janë të vërteta”, ka thënë Mulaku.

Ndërkohë që përpos portaleve që e raportuan si të vdekur, edhe PDK e Mitrovicës u ngut duke e konstatuar si të vdekur H.B qytetar nga komuna e Vushtrrisë./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz