back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajme“Koha kur Thaçi kishte librezën e LDK-së”

“Koha kur Thaçi kishte librezën e LDK-së”

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

“Hashim Thaçi fillimisht ka qenë pjesë e LDK-së”. Kështu ka thënë historiani dhe ndër themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi. Këtë gjë ai ka thënë se është në gjendje ta vërtetojë edhe me dokumente.

Buxhovi këtë deklaratë e ka bërë me shkas, sepse thotë ta ketë dëgjuar disa herë Hashim Thaçin të ketë deklaruar se ai ka qenë vetëm krah i luftës.

“Hashim Thaçi, një kohë të gjatë është deklaruar se gjoja ka qenë vetëm një krah i luftës. Hashim Thaçi ka qenë fillimisht aktivist i LDK-së. Po flas prej dokumenteve. Kur ka shkuar si prorektor në Universitet si student, ka shkuar nga LDK-ja. Këshilli Qendror i LDK-së e ka propozuar”, ka thënë Buxhovi në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.

Ai ka thënë se edhe një vëlla i Thaçit ka qenë asokohe kryetar i një dege të LDK-së në Drenicë.

Buxhovi ka thënë se 90 për qind e PDK-së tash, kanë qenë pjesë e LDK-së.

Për Hashim Thaçin ai ka thënë se është një despot dhe autokrat të cilin e ka krijuar politika aktuale. Përmes politikës së tij, Buxhovi thotë se Hashim Thaçi ka arritur që të gjitha partitë t’i luajë sipas interesave të veta dhe vazhdimisht del si një faktor fitimtar.

Buxhovi ia kujton Thaçit kohën kur kishte librezë të LDK-së

Të Fundit

Sport

ShowBiz