back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareViktima e parë nga i ftohti, një i pastrehë nga Durrësi

Viktima e parë nga i ftohti, një i pastrehë nga Durrësi

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një të pastrehë që është dje i vdekur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Trupi është gjetur i mbledhur kruspull nga kalimtarët në lagjen numër 17, të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit, pas veprimeve të para e ka identifikuar të ndjerin si shtetasin Arben Sulo, 38 vjeç.

Ndërkohë, specialistët e mjekësisë ligjore që kanë marrë në dorëzim kufomën kanë konstatuar se në të nuk ka patur shenja dhune dhe se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët, ndërsa në ambientet e Drejtorisë lokale të Policisë bëhet e ditur se atje janë sistemuar 4 persona deri në një zgjidhje tjetër.

Ndërkohë Policia e Shtetit njofton se vetëm mbrëmjen e së premtes shoqëroi 19 persona që u gjetën duke fjetur jashtë. Ata u dërguan në spital, ose u mbajtën nëpër komisariate për t’i shpëtuar nga temperaturat e ulëta.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz