back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaTeknologjiShefi i Apple shënon humbje të ardhurave pas rënies së fitimeve të...

Shefi i Apple shënon humbje të ardhurave pas rënies së fitimeve të kompanisë

Të ngjajshme

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook humbi një pjesë të konsiderueshme të stimujve financiar që përfitoi në 2016-tën si rezultat i raporteve pozitive financiare të kompanisë. Megjithatë historia nuk është e njëjtë për këtë vit sepse fitimet e kompanisë ranë me 14% në 2016-tën.

Kështu Cook humbi 15% të stimujve pavarësisht rritjes së rrogës bazë me 50%. Por mos u frikësoni sepse nuk do të ngelë pa gjë, ai ka fituar 8,747,719 dollar. Së bashku me Cook, ishin edhe disa drejtues të lartë të kompanisë që humbën ca miliona për shkak të performancës së dobët.

Stimujt financiar të Cook mund të jenë deri në katër herë më të larta sesa rroga bazë nëse objektivat e kompanisë tejkalohen. Në 2015-tën Cook fitoi 10.28 milion dollar. Në 2016 stimujt financiar ishin vetëm 1,79 e rrogës bazës.

Pesë ekzekutivët e tjerë: angela Ahrendts, Eddy Cuem Dan Ricco dhe Bruce Sewell të cilët fituan 25 milion dollar vitin e kaluar, këtë vit fituan vetëm 22.8 milion dollar. (CIO Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz